MIRË SE VINI NË GALERI 43
Galeri 43 është një galeri arti e krijuar në vitin 1989 që gjendet tashmë në zemër të Tiranës. Galeria ekspozon një sërë veprash arti përzgjedhur me kujdes nga artistët më bashkëkohorë shqiptarë. Ne gjithashtu shfaqim ekspozita me tematika të ndryshme gjatë gjithë vitit. Artisti ynë kryesor është piktori i njohur shqiptar Rakip Shabani me dhjetëra piktura të vlerësuara me çmime dhe një koleksion prej 350 veprash autentike, që datojnë nga viti 1970 e deri më tani. Ju mirëpresim ta vizitoni virtualisht si edhe fizikisht.