Elton Stasa ka lindur në Berat ku aktualisht jeton dhe ushtron krijimtarinë artistike, përveçse mësues pikture në liceun artistik të qytetit.
Aktualisht punon si mësues pikture dhe historie arti në Liceun Artistik ‘Ajet Xhindole’. Gjithashtu është përgjegjës artistik në Qëndrën kulturore të Fëmijëve.
Eltoni është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Firenze, më pas vazhdoi studimet për Master në degën e muzeologjisë.
Ka hapur dhjetëra ekspozita në shumë qytete të Shqipërisë, Italisë dhe Luksemburg.