Endri Myrtaj ka lindur në Tetor 1984 në qytetin e Gjirokastrës. Në 2004 u zhvendos me familjen e tij në Tiranë për të vazhduar studimet per Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Më pas, si një piktor autodidakt fillon të krijojë vepra arti, duke nisur me skica me laps e duke vazhduar me teknikën e vajit. Pas vitesh të tëra pune dhe ndjekje të pasionit për pikturën, arriti të hapte disa ekspozita personale. Mes tyre mund të përmendim ekspozitën personale ne Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë në 2015 me punë të zgjedhura nga Prof. Gazmend Leka, ekspozitën personale në Tiranë (Hapësira e Artit Alternativ në Tiranë) me temë vendlindjen e tij, Gjirokastrën, ekspozitën ‘Vjeshta’ në Destil Creative Hub si dhe së vonmi pjesëmarrës ne ekspozitën ‘Tirana e Artit të 3 Karantinave në 100 vjet’. Aktualisht po ndjek studimet për Master në Pikturë Monumentale në Universitetin e Arteve në Tiranë.