Ermal Hoti
Ermal Hoti Shqipëri: Lindur më 10 Nëntor 1991
I lindur dhe rritur në Shqipëri, ai përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. U diplomua për pikturat e artit figurativ. Ermal Hoti është një artist profesionist i specializuar në portrete, piktura me vaj dhe akrilik dhe jo vetëm. Ai thotë se piktura i sjell paqe dhe hir duke e bërë të ndihet sikur jeton brenda në të. Në vitin 2017 ishte pjesë e ekspozitës “Radikalizmi Fetar” në galerinë FAB, duke fituar çmimin e parë me një vepër artistike të quajtur “Burden”. Dy vite më vonë u zgjodh sërish për të qenë pjesë e ekspozitës në Milano të Italisë dhe fitoi çmimin e dytë në kategorinë e veprës fizike dydimensionale. Punoi për rreth 2 vite në Galerinë Kombëtare, në një larmi veprash, por gjithmonë i rrethuar nga arti. Ai pikturon kryesisht duke përdorur fotografinë si referencë. Është një artist i ri me shumë potencial për të krijuar vepra moderne arti dhe për të dhënë kontributin e tij në sferën artistike.


Deklarata e artistit
Puna ime fokusohet kryesisht në figurën njerëzore. Natyra njerëzore me gjithë kompleksitetin e saj, të panjohurën, luhatjet etj, më intrigon dhe më inkurajon të kërkoj çdo herë më shumë dhe të shpreh gjithçka përmes veprave të mia të artit. Përpiqem t'u përgjigjem shumë pyetjeve që më vijnë në mendje. Marrëdhëniet, ndërveprimet me njerëzit rreth meje janë motivimi im për të pikturuar. Fotografia më shërben edhe në punën time si artiste dhe krijues arti. E përdor shpesh si referencë, por nuk mbetem skllav i saj. Në vend të kësaj më pëlqen ta kthej atë në një vepër arti duke shtuar prekjen time. Pra të dyja bashkë janë si muzikanti dhe orkestra dhe unë jam dirigjenti që orkestroj pjesën muzikore, në këtë rast veprën e artit. Jam i specializuar në pikturën në vaj dhe jo vetëm, sepse më pëlqen edhe piktura me akrilik dhe grafika me laps në letër. Fëmijëria dhe adoleshenca janë tema që i përdor shpesh në pikturë, pasi mendoj se janë dy periudha shumë të rëndësishme në jetën tonë. Çdo ditë zbuloj gjëra të reja në pikturë, duke përdorur gjuhën më moderne piktoreske. Realizmi dhe hiperrealizmi janë të preferuarat e mia dhe çdo ditë përpiqem të përmirësohem teknikisht.
Veprat e Artit
Vaj në Telajo

Madhësia: 120 L x 90 GJ
950.00
Vaj në Telajo

Madhësia: 80 L x 60 GJ
450.00
Vaj në Telajo

Madhësia: 75 L x 55 GJ
350.00
Vaj në Telajo

Madhësia: 120 L x 90 GJ
700.00
Vaj në Telajo

Madhësia: 70 L x 80 GJ
650.00