Erman Marko ka lindur në qytetin e Vlorës. Hapat e parë të vizatimit kanë qënë që në shkollën fillore. Duke qënë se gjithë kohën e lirë e kalonte duke vizatuar, prindërit vendosën që shkollën e mesme ta vazhdonte në Liceun Artistik të Vlorës edhe pse pa deshirën e tij. Arriti të fitojë konkursin dhe të fillonte shkollën. Pasi u njoh me bojrat, aromën e vajit të linit, artin, piktorët, teknikat, ekspozitat që hapeshin me punët tona etj. atëherë e kuptoi që ishte zgjedhja e duhur për të vazhduar rrugën drejt artit dhe për tu bërë pjesë e tij. Më pas ndoqi studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në nëntor të vitit 2008 u zhvendos në Tiranë dhe filloi studimet. Ka mbaruar tre vjet Bachelorin për pikturë kavaleti.
‘Kam qëndruar në Tiranë, ku punoj, pikturoj dhe jetoj aktualisht. Jam një piktor që dashuroj natyrën, e cila zë vendin më të madh në veprat e mia. Për mua piktura është ushqim për shpirtin, ku shpirti është gjithmonë i uritur.'