Gejsa Pecaj një blogere dhe një artiste e lindur në qytetin e Shkodrës. Një vajzë e dashuruar pas artit dhe të bukurës e cila momentalisht vazhdon studimet e larta për literaturë dhe gjuhësi. Përditshmëria e saj është e gërshetuar mes botës së bukur të letërsisë nga njera anë, dhe pasionit të madh për pikturën nga ana tjetër , për jetën që gjallon në ngjyrat e telajos.
Me thellësinë e mendimeve për të depërtuar sa më tepër në kuptimin e qenies njerëzore dhe çdo gjëje që atë e rrethon, ka bërë që kjo vajzë shumë e talentuar të na dhurojë një dimension të ri zbërthimi të gjithçkaje në veprat e saj të artit.