Lindur dhe rritur në Tiranë, pasioni dhe dashuria për të bukurën e drejtuan drejt arkitekturës, fushë në të cilën aktualisht edhe punon. Piktura ka qenë gjithmonë pjesë e saj që në moshën 4-5 vjeçare, një nga gjërat që bënte më me shumë dëshirë.
Gjatë gjimnazit ka ndjekur kurse private për 3 vite ku edhe ka mësuar teknikat bazë të vizatimit dhe akuarelit, ndërkohë që teknikat e vajit dhe të akrilikut i ka mësuar duke eksperimentuar.
'Pikturës i jam rikthyer sërish vitet e fundit dhe pas një koleksioni privat prej rreth 50 veprash të cilat i kanë kthyer muret e shtëpisë në një galeri, mendova që disa prej tyre ti ekspozoj jashtë kësaj "kutie".'