Ilda Musabelliu
Ilda Musabelliu Shqipëri: Lindur më 23 Dhjetor 2002
Ilda Musabelliu ka lindur në Tiranë dhe ka qënë e dashuruar pas artit që në vogëli. Gjatë periudhës së adoleshencës ka marrë leksione private arti në mënyrë që të mësonte teknikat profesionale të artit figurativ. Asaj i është dhënë çmimi i parë ne temën e Historisë së Vizatimit, nga Muzeu Historik ne 2018. Më pas, vendosi të studionte art në gjimnaz. Pas diplomimit në Shkollën e Mesme të Artit në 2021 si një student ekselente, filloi studimet për Arkitekture në Universitetin e New York-ut, Tiranë, si një studente me bursë të plotë. Artistja ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita dhe vazhdon udhëtimin e saj në art si pasionin më të madh. Inspiruar nga bukuria e natyrës, ajo pikturon peizazhe magjepsëse e gjithashtu ka perfeksionuar aftësitë e saj në pikturimin e portreteve pas studimit të Anatomisë Njerëzore.
Veprat e Artit
Akrilik në Telajo

Madhësia: 80 L x 60 GJ
750.00
Akrilik në Telajo

Madhësia: 60 L x 50 GJ
650.00