Irma Hoxhaj ka lindur në Fier dhe ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.
Pasionin për pikturën e ka zbuluar rastësisht dhe e ka bërë mik të ngushtë të jetës.Të punosh me pasionet e bën jetën më të këndshme dhe me ngjyra. Irma punon si mësuese pikture në Shkollën e mesme Artistike ‘Jakov Xoxa’ që prej vitit 1996. Ka realizuar disa ekspozita brenda dhe jashtë vendit dhe gjithashtu ka qënë pjesëmarrëse në ekspozitën ‘Onufri’ në Galerinë Kombëtare.