Lamberto Bimbli
Shqipëri:
Lindur më 14 Qershor 1965
Lamberto ka lindur dhe është rritur në qytetin e Korçës. Ka mbaruar studimet e larta për mesuesi në degën Histori-Gjeografi dhe e ka ushtruar si profesion për një kohë të gjatë, ndersa aktualisht pikturon në studion e tij.
Piktura ka qënë dhe është pasioni i tij që në vogëli e deri më sot. Ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme si dhe ka hapur dhjetëra ekspozita personale në qytetin e Korçes. I pëlqen të pikturojë portrete, peisazhe, natyrën e qetë, kompozime e grafikë të cilat gjenden bashkë me një numër të madh pikturash në studion personale.