Monda Maksutaj
Monda Maksutaj Shqipëri: Lindur më 10 Dhjetor 1981
E pasionuar pas artit që në moshë të vogël, ka punuar si artiste autodidakte për disa vite në pikturë në telajo. Me synimin për të përmirësuar teknikën, në nëntor 1995, në moshën 14 vjeç filloi të ndjekë një kurs privat për pikturë. Kjo e ka çuar në vendimin për t'iu përkushtuar plotesisht artit. Në vitin 2000 ka fituar konkursin për të ndjekur Akademinë e Artit Pamor në Tiranë ku u diplomua me maksimumin e notave. Kryesisht merret me artin pamor duke filluar nga piktura, fotografia dhe perfundon tek arti dixhital. Shpesh eksperimenton me teknika dhe materiale të reja, duke kaluar nga një gjuhë në një tjetër për të gjeneruar emocione dhe ndjenja të ndryshme, ndonjeherë edhe të kundërta. ‘Për veprat që realizoj, më pëlqen të vëzhgoj atë që më rrethon, të studioj dhe dëgjoj për një kohë të gjatë, për të kuptuar thelbin . Ndonjëherë shikoj tavolocën dhe sipërfaqen e saj me ngjyrat akrilike apo vaj. Ajo që më transmeton reflektohet tek piktura. Pjesë e imja është vëzhgimi i përditshëm i natyrës që më rrethon. Më frymëzon sepse shpeshherë është e fshehur, e mbuluar, e turbullt. Mundohem të përkthej në art rezultatin e këtij vëzhgimi që nuk fokusohet vetëm në harmonitë e ngjyrave, por gjithashtu përpiqem të forcoj mrekullinë e fshehur brenda këtij realiteti.’
Veprat e Artit
Akrilik në Telajo

Madhësia: 100 L x 100 GJ
1,350.00
Akrilik në Telajo

Madhësia: 50 L x 70 GJ
950.00
Akrilik në Telajo

Madhësia: 55 L x 38 GJ
750.00
Akrilik në Telajo

Madhësia: 100 L x 100 GJ
1,350.00
Rrëshirë në Telajo

Madhësia: 20 L x 30 GJ
220.00
Akrilik në Telajo

Madhësia: 70 L x 50 GJ
950.00
Akrilik në Telajo

Madhësia: 20 L x 30 GJ
250.00