Dhoma e veshur me pikturat e tij duket shumë më e madhe, shumë më e lumtur dhe më e bukur ’ Kjo kritikë, nga kandidati për Nobel, Ismail Kadare, përshkruan në mënyrë të përsosur furçën magjike të Rakip Shabanit. Ai lindi në Tepelenë, prandaj, shumica e punëve të tij u frymëzuan nga qyteti i tij i lindjes. Më vonë u zhvendos në qytetin e Vlorës, ku u dashurua me detin. Dashuria për natyrën e bëri atë të përshkojë vendin, duke lëvizur nga jugu në veri, duke bujtur në stanet e çobenjve, majat e maleve dhe duke qëndisur në telajon e tij të gjitha përshtypjet të çdo fshati dhe krahine në vend. Kjo i ka dhënë atij shqisen e hulumtimit jo vetëm për vendet, por edhe për botën e mrekullueshme shpirtërore të njerëzve që ka takuar .. Shabani u diplomua në liceun artistik në 1964 dhe u diplomua në Akademinë e Artit në 1974. Ai u dallua për punimet e tij mbi akuarelin, të cilat e kanë bërë atë të vetmin shqiptar në Enciklopedinë Botërore në këtë teknikë. Ai ka ekspozuar punën e tij në të gjithë botën, duke hapur më shumë se 50 ekspozita në të gjithë globin. Pikturat e Shabanit kanë shëtitur dhe janë të mirëpritur dhe pëlqyer në të gjithë botën si në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, etj.