Gjon

Rakip Shabani
Shqipëri
Vaj në Telajo

Përmasat: 80 L x 60 GJ
Dërgohet i paketuar në një tub

1,650.00

Bli tani
Imagjinojeni në shtëpi
Gjon
Gjon
Gjon
Gjon
Punë unike
Punim i firmosur nga artisti
Certifikata e autenticitetit e përfshirë
Rreth Veprës

Më e bukura e kësaj vepre arti, është historia pas saj. Mund të shohim me sy të lirë, një plak me mustaqe që luan në lahutë, një zog të vogël në anën e majtë dhe dy figura si vegime që qëndrojnë pranë tij. Legjenda thotë se njeriu që qëndron mbi shkëmb quhet Gjon dhe i binte aq bukur lahutës, sa edhe Zanat pranë tij ishin magjepsura. Në folklorin shqiptar, Zanat kishin aftësinë të kthenin çdo gjë që preknin në shkëmb. Historia thotë se Gjonin e kthyen në shkëmb, që ai të luante përgjithmonë lahutën. Motra e Gjonit u mërzit aq shumë sa u shndërrua në zogun e vogël i cili fluturon çdo natë edhe sot e kësaj dite duke kërkuar të vëllanë dhe duke bërtitur emrin e tij.

Vepra artistike

Origjinali i krijuar: 2019
Materialet: Vaj / Kanavacë
Orientimi: Vertikal