Goricë, Berat

Elton Stasa
Shqipëri
Vaj në Telajo

Madhësia: 50 L x 40 GJ
Dërgohet i paketuar në një tub

550.00

Bli tani
Imagjinojeni në shtëpi
Goricë, Berat
Goricë, Berat
Goricë, Berat
Goricë, Berat
Punë unike
Punim i firmosur nga artisti
Certifikata e autenticitetit e përfshirë
Rreth Veprës

Paraqitet një rrugicë në lagjen muzeale të Goricës, Berat. Teknika e ekzekutimit është plein air, ku vlerësohen penelatatat e shpejta dhe vizatimi i saktë i shtëpive. Menjëherë ndjejmë atmosferën e ftohtë të dimrit e theksuar nga dy figurat e veshura mirë që ecin mbi kalldrëm. Qielli i hirtë pakëson dritën e cila ndriçon aq sa evidenton tonalitetet e ndryshme të së bardhës, ngjyrë karakteristike e shtëpive beratase. Artisti paraprakisht aplikon një gamë ngjyre si një bazë të përgjithshme në telajo duke e përdorur si element plotësues në rezultatin final- siç mund të vërehet te muri në plan të parë në të djathtë, është modeluar me pak prekje duke lënë bazën e telajos.

Vepra Artistike

Origjinali i krijuar: 2022
Materialet: Vaj / Kanavacë
Orientimi: Vertikal