Ullishtja

Elton Stasa
Shqipëri
Vaj në Telajo

Madhësia: 50 L x 70 GJ
Dërgohet i paketuar në një tub

750.00

Bli tani
Imagjinojeni në shtëpi
Ullishtja
Ullishtja
Ullishtja
Ullishtja
Punë unike
Punim i firmosur nga artisti
Certifikata e autenticitetit e përfshirë
Rreth Veprës

Në këtë telajo shohim të paraqitet një tokë e kultivuar me ullinj pemë tipike mesdhetare, në afërsi të Beratit. Këndi i shikimit i zgjedhur nga artisti na sugjeron një zgjidhje kompozicionale të ekuilibruar- rrafshi i pjerrët i tokës thyhet nga vija horizontale e malit në planin e fundit. Në qendër shohim të vendosura pemët të cilat shfaqen me kontrast kromatik të fortë nën dritën e diellit të një paradite pranverore. Ngjyra e barit harmonizohet këndshëm me okrat dhe kafet e tokës të sapopunuar, për të vazhduar më tej me gama më të lehta deri te bluja e ftohtë e malit të cilat i japin kësaj vepre sensin e ajrit dhe të thellësisë. Hedhja e elementeve në plan të parë në formë skice- shkopinjtë mbështetës për filizat e rinj- nuk shpërqendron vëmendjen nga subjekti kryesor: pema e ullirit.

 

Vepra Artistike

Origjinali i krijuar: 2022
Materialet: Vaj / Kanavacë
Orientimi: Horizontal